Rahovec, vendosen ulëse në të gjitha lagjet e qytetit

Kosova

Rahovec, vendosen ulëse në të gjitha lagjet e qytetit

Më: 24 gusht 2017 Në ora: 09:46
Rahovec

Investimet nga Buxheti Komunal i Rahovecit, janë duke vazhduar në realizimin e projektit ”Investime për krijimin e hapësirave gjelbëruese-parqeve”, ky projekt është duke u realizuar përmes drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Në kuadër të këtij projekti, janë vendosur ulëse në të gjitha lagjet e qytetit të Rahovecit dhe vendet më të frekuentuara nga ana e qytetarëve.

Fehmi Hoxha, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit thotë se realizimi i këtij projekt ka ardhur duke u bazuar në kërkesat e qytetarëve.

Sipas tij, pas pranimit dhe shqyrtimit të kërkesave janë identifikuar vendet, ku duhet të vendosën ulëset dhe krijimi hapësirave të reja gjelbëruese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat