Kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit fillon komunikimin me qytetarët

Kosova

Kandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit fillon komunikimin me qytetarët

Nga: Bota sot Më: 30 gusht 2017 Në ora: 10:34
Kandidati për kryetar të Rahovecit nga radhët e LDK-së, Ibrahim Kryeziu

Kandidati për kryetar të Rahovecit nga radhët e LDK-së, Ibrahim Kryeziu, ka nisur intenzivisht komunikimin me qytetarët e kësaj komune.

Kryeziu, ka mbajtur një ligjërat për ndërmarrësinë e grave në shoqatën “Hareja” në Rahovec.

Shefi i grupit Parlamentar i LDK-së, Avdullah Hoti, përmes profilit të tij personal Facebook, ka treguar për punën e Kryeziut.

Hoti ka shkruar se shoqata “Hareja” bënë një punë të jashtëzakonshme me gratë dhe fëmijët në nevojë në komunën e Rahovecit, duke shtuar se në qeverisjen e ardhshme komunale të LDK-së kjo shoqate do të këtë mbështetje të rregullt dhe të plotë për të zgjeruar aktivitetet e saj në të gjitha lokalitetet e komunës së Rahovecit./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat