Për shtatë muaj, 1200 të arrestuar për droga - Bota Sot
Për shtatë muaj, 1200 të arrestuar për droga

Kosova

Për shtatë muaj, 1200 të arrestuar për droga

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Prej janarit deri në korrik, Policia e Kosovës ka arrestuar gjithsej 1200 persona për posedim, blerje, shitje, apo edhe kultivim të substancave narkotike. Prej tyre, 231 persona kanë qenë të moshës së mitur.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Policia e Kosovës.

Në një përgjigje, prej 1200 të arrestuarve, vetëm katër raste gjatë kësaj periudhe të këtij viti kanë pasur të bëjnë me kultivimin e substancave narkotike.

“Në shtatë mujorin e parë të këtij viti, për vepra të cilat kanë te bëjnë me Kapitullin XXIII- Veprat penale të narkotikëve,  janë arrestuar 1200 persona”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Policia ka njoftuar se arrestimet ndaj atyre që kanë poseduar narkotikë kanë vazhduar edhe sot. Në orët e para të mëngjesit në Prizren janë arrestuar pesë persona, të cilëve u është gjetur marihuanë.

Ndërkohë, javën e kaluar, në Lipjan, policia  ka arrestuar një të dyshuar i cili kishte sulmuar fizikisht gruan e tij, pas kontrollit në shtëpinë e tyre, është gjetur dhe sekuestruar një sasi e substancave të dyshuara narkotike. Përdorimi i narkotikëve, shitja dhe transportimi është vepër penale e dënueshme deri në 12 vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...