Jashari: Investimet do të shtrihen në çdo pjesë të komunës së Skenderajt

Kosova

Jashari: Investimet do të shtrihen në çdo pjesë të komunës së Skenderajt

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 18:02
Bekim Jashari gjatë ditës së sotme ka inspektuar sot nga afër punimet në terren për realizimin e projekteve rrugore në komunën e Skenderajt.

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, deklaroi sot se komuna që ai drejton po ndryshon dita-ditës, fal realizimit të projekteve në infrastrukturën rrugore brenda zonave të banimit.

Ai gjatë ditës së sotme ka inspektuar sot nga afër punimet në terren për realizimin e projekteve rrugore në komunën e Skenderajt.

Jashari ka thënë se me realizimin e projektit  të asfaltimit rrugës Kryeshec – Marinë, si bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Skenderajt, po lehtësohet jeta e qytetarëve të kësaj ane dhe lidhja e fshatrave në mes vete.

“Edhe projekti i rrugës në Burojë, që përfundoi sot, ua kthen shpresën banorëve se investimet publike do të vazhdojnë pa u ndal. Edhe projekti i rrugës në Burojë, që përfundoi sot, ua kthen shpresën banorëve se investimet publike do të vazhdojnë pa u ndal. Investimet po shtrihen edhe në Lagjen “Mehaj” në Prekaz të Poshtëm, pasi sot filloi asfaltimi i rrugëve brenda fshatit, për t’iu dhënë për herë të parë mundësinë banorëve atje t’i shijojnë investimet publike. Dora e investimeve do të shtrihet gjithandej, në çdo pjesë të Komunës sonë”, ka thënë kryetari Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat