Shërbimi korrektues, sektor i rëndësishëm për të cilin duhet angazhuar të gjithë

Kosova

Shërbimi korrektues, sektor i rëndësishëm për të cilin duhet angazhuar të gjithë

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 15:12
Pamje nga takimi Haradinaj-Tahiri

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë një takimi me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin dhe drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçin, tha se Shërbimi korrektues është sektor i ndjeshëm dhe i rëndësishëm, për të cilin duhet angazhuar të gjithë ne.

Me këtë rast,  Haradinaj uroi drejtorin e ri për punën dhe bisedoi për gjendjen në këtë shërbim dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për të ndërtuar një shërbim korrektues të qëndrueshëm dhe stabil.

“Duhet të kemi një marrëdhënie të mirë ndërinstitucionale, në mënyrë që shërbimi korrektues të jetë brend i shtetit tonë”, tha Haradinaj, duke shtuar se qëndrueshmëria e zhvillimit të përgjithshëm të çdo shoqërie është ndërtimi i një sistemi të avancuar të drejtësisë.

Haradinaj u njoftua nga drejtori Thaçi për gjendjen aktuale në shërbimin korrektues dhe planet e projektet që ky shërbim është duke i zhvilluar, duke potencuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që të mbështesë projektet e rëndësishme për përmirësimin e sistemit të rehabilitimit të të burgosurve, punësimit të tyre dhe kushteve.

Kreu i Qeverisë theksoi rëndësinë që ka për ekonominë e vendit përfshirja e të burgosurve në sektorin e punës, përmes projekteve specifike dhe të profilizuar, siç janë ato të prodhimit, bujqësisë dhe në sektor të tjerë, duke garantuar angazhimin e Qeverisë së Kosovës që sistemi i drejtësisë me të gjitha fushat të jetë qëndrueshëm.

Ministri Abelard Tahiri dhe drejtori Nehat Thaçi e kanë informuar kryeministrin Haradinaj me zhvillimet në këtë sektor dhe për sfidat me të cilat janë duke u përballur, duke theksuar se situata në këtë sektor është e mirë, duke përmbushur 95 për qind të agjendës legjislative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat