“Java e Biznesit të Diaspores”, ura lidhëse midis bizneseve dhe institucioneve - Bota Sot
“Java e Biznesit të Diaspores”, ura lidhëse midis bizneseve dhe institucioneve

Kosova

“Java e Biznesit të Diaspores”, ura lidhëse midis bizneseve dhe institucioneve

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 23:20
Foto

Liderë të shumtë shqiptarë u bashkuan në hapjen e aktivitetit :”Java e bizneseve të Diaspores”, që po mbahet në Prishtinë.

Ky aktivitet do të shërbejë për të vendosur ura lidhëse midis bizneseve dhe institucioneve për një përfshirje më të madhe të bizneseve nga Diaspora në vend.

Nga ana e tij, kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka thënë se diaspora ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër fuqitë më të mëdha ekonomike të Kosovës.

Ai poashtu ka ftuar bizneset e diaspores që të bëhen pjesë e Parkut Inovativ në Prizren.

“Në hapjen e “Javës së Bizneseve të Diasporës”, theksova potencialin e madh ekonomik, që krijon fuqizimi i lidhjes ndërmjet bizneseve vendore dhe atyre të mërgatës, si katalizator i zhvillimit të qëndrueshëm të vendit tonë. Me këtë rast, i ftova bizneset e diaspores sonë që të bëhen pjesë e Parkut Inovativ në Prizren dhe u zotova se Qeveria do të jetë partnere e tyre, duke vazhduar të krijojë lehtësira për investitorët.”, ka shkruar Haradinaj mes tjerash në Facebook.

I pranishëm në këtë event ishte edhe Ministri i Shtetit për Diasporën i Shqipërisë, Pandeli Majko.

“Ky aktivitet i organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës do të shërbejë për të vendosur ura lidhëse midis bizneseve dhe institucioneve për një përfshirje më të madhe të bizneseve nga Diaspora në vend.”, ka theksuar Majko.

Sipas tij, në këtë takim mbarëshqiptar i cili ka nisur ditën e sotme do të trajtohen tema të ndryshme që lidhen me investimet, në fushën e tregtisë, teknologjisë, informacionit etj.

Në këtë Javë, marrin pjesë rreth 300 biznese nga diaspora e vendeve të ndryshme të botës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...