Nurellari për dialogun: Moment historik i favorshëm

Kosova

Nurellari për dialogun: Moment historik i favorshëm

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 19:35
Adri Nurellari

Analisti Adri Nurellari, njëherit këshilltar i kryepralametarit Kadri Veselit, vlerësoi se tani është momentumi kur Kosova mund të arrijë marrëveshje me Serbinë, në kuadër të dialogut.

“Elementi i parë i rëndësishëm në dialog është momenti historik. Rrethanat kur mund të bëhet një marrëveshje janë kalimtare, pra janë të përkohshme dhe jo të përjetshme”.

“Ka disa momente historike që duhet të kuptohen se rrethanat janë të tilla e nuk mund të përsëriten për një kohë të gjatë. Moment historik i favorshëm mund të ndërrojë. Politika në Serbi mund të ndryshojë, BE-ja mund të ndryshojë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.

Nurellari në Info Magazine theksoi se Kosova mund të humbasë mundësi të ndryshme nëse vonohet përmbyllja e dialogut.

“Nëse nuk bëhet marrëveshja nuk është hataja, por duhet të jemi të vetëdijshëm që kemi kosto oportune të kësaj vonese”.

“Është interes i jashtëzakonshëm për vendin dhe nuk është koha për të ngjallur ndenja nacionaliste. Populizmi është i panevojshëm”.

I pyetur në lidhje me mundësitë e formimit të asociacionit dhe atë të shkëmbimit të territoreve, Nurellari tha se Kosova aktualisht nuk i ka këto pikëpyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat