Siguria e punëtorëve, PSD fton në interpelancë ministrin Reçica - Bota Sot
Siguria e punëtorëve, PSD fton në interpelancë ministrin Reçica

Kosova

Siguria e punëtorëve, PSD fton në interpelancë ministrin Reçica

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 14:35
Ilustrim

Partia Socialdemokrate ka ftuar në interpelancë Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës, përcjell KosovaPress.

Përmes kumtesës për media kjo parti ka kujtuar se vetëm gjatë 19 viteve të fundit kanë humbur jetën në punë 93 punëtorë, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.

“Në të dhënat e Agjencisë së statistikave ata nuk janë të regjistruar fare si kategori e veçantë. Thjesht ata nuk ekzistojnë as si numra.93 punëtorë të vdekur në vendin e tyre të punës janë: Jashtë rendit të ditës për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Jashtë rendit të ditës për Inspektoriatin e Punës, Jashtë rendit të ditës në Ligjin e Punës dhe janë, Jashtë rendit të ditës në Ligjin për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë”, thuhet në kumtesën e PSD-së, përcjell KosovaPress.

Me këtë synohet që Kuvendi t’i miratojë rekomandimet si vijon:

1.       Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave, në kuadër të Ligjit për Buxhetin vjetor të vitit vijues, në këtë rast për vitin 2019, të trefishojnë numrin e inspektorëve të punës, të cilët janë në kuadër të Inspektoratit të punës me numrin dhe shumën e përgjithshme si vijon:

Në Organizatën Buxhetore “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale” me kod organizativ 209, me kod funksional 0412, numri i punëtorëve nga 70 të rritet në 210 punëtorë, dhe shuma e përgjithshme në euro të rritet në 1,865,721 euro.

2.       Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, të krijojnë bazën Ligjore për Sigurimin e Fatkeqësisë në Punë. Krijimi i bazës ligjore do të mundësonte krijimin e një fondi të përbashkët të punëdhënësve dhe punëmarrësve  i cili do t’iu siguronte punëtorëve të Kosovës dhe familjeve një trajtim me dinjitet në rast fatkeqësie në punë.

3.       Kuvendi i Kosovës, kërkon nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të filloj, dhe nëse ka filluar t’i përshpejtoj  punët për ndryshimin e Ligjit të Punës dhe Ligjit për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Punë.

4.       Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i raporton Kuvendit brenda 30 ditëve për veprimet që i ka marrë për pikën 2 dhe 3 të kësaj rezolute.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...