Nesër fillon edicioni i nëntë i Prishtina Kids Fest - Bota Sot
Nesër fillon edicioni i nëntë i Prishtina Kids Fest

Kosova

Nesër fillon edicioni i nëntë i Prishtina Kids Fest

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 18:18
Prishtina Kids Fest

Festivali Ndërkombëtar i Këndimit “Prishtina Kids Fest” nesër fillon me edicionin e nëntë, me ç’rast do të sjellë solistë të rinj nga Kosova, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Lituania e Maqedonia, të cilët do të këndojnë live.

Festivali do të hapet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me fillim nga ora 18:00 dhe do të jetë i hapur për publikun.

Në mbrëmjen finale që do të mbahet të dielën, do të ndahen nga tri shpërblime në dy kategori: mosha 6 deri në 11 vjeç dhe kategoria e dytë për moshat 12 deri ne 16 vjeç. Kurse çmimi kryesor i festivalit, do të jetë çmimi “Grand Prix” që do të ndahet për solistin me vokalin më të mirë të të dy kategorive.  Organizatorët kanë njoftuar që edhe këtë vit do ta ndajnë “Çmimin e Publikut” për solistin që do ta votojë vetë publiku.

Juria e festivalit përbëhet nga Diellza Sylejmani Veseli, Dardan Selimaj, Adelina Thaqi dhe Arstina Sala.

Prishtina Kids Fest organizohet nga Qendra Multikulturore Nderkombetare për Fëmijë dhe të Rinj, me drejtoreshë Drita Rudi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...