Edhe Komuna e Klinës largon produktet me përmbajtjen “Kosovë dhe Metohi”

Kosova

Edhe Komuna e Klinës largon produktet me përmbajtjen “Kosovë dhe Metohi”

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 16:16
Edhe Komuna e Klinës ka filluar zbatimin e urdhërit nga Inspektoriati i Tregut.

Edhe Komuna e Klinës ka filluar zbatimin e urdhërit nga Inspektoriati i Tregut.

Pas urdhëresës së  lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, që urdhërohet Inspektorati i Tregut, që të kërkoj nga të gjithë Operatoret Ekonomik, që menjëherë të largojnë nga të gjitha produktet etiketën me përmbajtjen, “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovo/a – UNMIK” apo “Kosovo/a- Rezuluta 1244”, Drejtoria e Inspektoratit në Klinë, kanë filluar menjëherë me datën 20 nëntor ,ta zbatojnë këtë urdhëresë , ku kanë hasë produkte me përmbajtjen “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovo/a – UNMIK” apo “Kosovo/a- Rezuluta 1244” ,janë urdhëruar që menjëherë ti largojnë nga shitja ato produkte, thuhet në komunikatën e Komunës së Gjilanit.

Drejtori i Inspektoratit në Klinë, Petrit Bekaj , i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, gjatë këtij inspektimi është i kënaqur  me operatoret ,pasi ata nuk kanë hezituar ta mbështesin urdhëresën e ardhur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat