Nesër mot i ftohtë në vendin tonë

Kosova

Nesër mot i ftohtë në vendin tonë

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër në vendin tonë do të jetë mot i ftohtë, ku temperaturat minimale do të arrijnë deri në -4 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot kryesisht i vranët, pasdite vende-vende priten kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale parashihen të bijnë deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj vlera të larta, mbi normalen. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat