Ky pritet të jetë moti nesër në Kosovë - Bota Sot
Ky pritet të jetë moti nesër në Kosovë

Kosova

Ky pritet të jetë moti nesër në Kosovë

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 22:47
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të ketë reshje të shiut në territorin e vendit.

“Dita e diele do të karakterizohet me mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell. Në pjesën veriperëndimore parashihet të bie shi në orët e hershme të ditës”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, temperatura minimale pritet të lëvizë mes 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 5 e 7 gradë Celsius.

Gjithashtu, erë do të fryjë nga jugperëndimi dhe verilindja.

Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...