”Thirrjet e Nënave” letër parisë së shtetit në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

Kosova

”Thirrjet e Nënave” letër parisë së shtetit në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 09:05
Foto nga protesta

Ajo shënohet si përkujtim i përvitshëm i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, 

”’Shoqata ”Thirrjet e Nënave” edhe këtë vit e shënon këtë datë me dhembje e pikëllim për mungesën elementare të të drejtave njerëzore, të familjarëve të gjallë dhe më të dashurve tonë që u rrëmbyen, vranë dhe zhdukën nga kriminelët serb. Deri kur kjo pritje, ky ankth, kjo padrejtësi.

Përfaqësues të Institucioneve të Kosovës, Kryetar, Z. Hashim Thaqi, Kryeministër, Z. Ramush Haradinaj, Krye parlamentar, Kadri Veseli, Deputetë të Parlamentit të Kosovës, Qeveri e Republikës së Kosovës, të gjithë ju që paguheni nga taksat tona dhe keni obligim ndaj secilit qytetar të Republikës së Kosovës, zgjohuni dhe kërkoni të drejtat tona, na gjeni dhe na i ktheni eshtrat e më të dashurve tonë.

Mos e shënoni këtë ditë si simbolikë vetëm për të bërë skena e skenografi, por punoni e kërkoni gjurmët e bijave dhe bijve ton dhe na lironi nga vuajtjet shpirtërore që po na mbajnë peng gati dy dekada.

Vetëm kur të gjithë të gjallët janë të qetë dhe të vrarët do të varrosen në atdheun e tyre, atëherë ju mund të deklaroni se e keni kryer punën, ndryshe nuk do të keni as ndërgjegje e as sy e faqe të takoheni me nënat dhe familjarët e pikëlluar, të cilëve nuk u pushon loti nga pritja e pa fund, 

Apel edhe për të gjitha organizmat kombëtare e ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që të angazhoheni vërtet dhe të gjeni eshtrat e më të dashurve tonë.

Kjo ditë nuk paraqet festë por paraqet angazhimin dhe përpjekjen për të qenë me të vërtetë të gjithë të lirë dhe të përmbushur, andaj ne as nuk jemi të lirë e as të përmbushur deri sa të kthehet edhe personi i fundit që gjendet nëpër varrezat masive të një shteti kriminal si është Serbia! Mendo së paku një ditë për ne që ne po vuajmë çdo ditë nga malli dhe pikëllimi për më të dashurit tonë”, shkruan letra e hapur e shoqatës ”Thirrjet e Nënave”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat