Gruaja nga Skenderaj hyn në librin Guinness

Kosova

Gruaja nga Skenderaj hyn në librin Guinness

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:36
Arbnora Fejza Idrizi

Emri i Kosovës edhe një herë u përmend në librin e famshëm të rekordeve Guinness. Është Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skenderajit, e cila ka shënuar një rekord të ri në librin botëror Guinness, me lulen më të madhe në botë të punuar nga letra origami.

Lulja origami që e vendosi emrin e Arbnorës në librin e famshëm botëror ka një madhësi prej 8.7 metrash. E lajmi është bërë publik edhe në faqen zyrtare të Librit të Guinness-it.

Pas marrjes së lajmit nga stafi i Guinness-it, Arbnora e ka shpërndarë në facebook, ndërkaq ka përcjellë edhe një mesazh për të rinjtë.

“Ndjehem shumë krenare që arrita ta përfaqësoj fillimisht Skenderajin dhe Kosoven. Jam shumë e lumtur që në mesin e qindra mijerave kandidatëve për rekord, u zgjodha unë fituese. Për të rinjët kam një mesazh që mos të ndalen nga ëndrrat e tyre, sepse nëse ti e do punën tënde pa dyshim, do të arrish sukses”, ka thënë Fejza-Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat