Vetaksidentohet 25-vjeçari në Istog dhe vdes në vendin e ngjarjes

Kronikë e zezë

Vetaksidentohet 25-vjeçari në Istog dhe vdes në vendin e ngjarjes

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 14:03
Ilustrim

Një vetaksident i ndodhur rreth orës 11:30 në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm, një 25-vjeçar ka ndërruar jetë.

Një vdekje fatale ka ndodhur në Istog, përkatësisht në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm, derisa një 25-vjeçar ishte duke drejtuar automjetin e tij të punës, automjet ky që bën transportin e dheut e zallit.

Zëdhënësi i Policisë, në rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj e ka konfirmuar lajmin, duke thënë se shoferi ka mbetur pa shenja jete në vend të ngjarjes.

“Viktima është vetëaksidentuar në fshatin e quajtur Istog i Poshtëm, dhe ka qenë duke drejtuar automjetin e punës”, ka konfirmuar Ibraj.

Ai ka njoftuar se prokurori dhe njësitet relevante edhe gjendjen në vendin e ngjarjes.

Viktima, është mashkull i moshës 25-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat