Dyshohet se dy persona e montuan aksidentin në Milloshevë, një vajzë në gjendje të rëndë shëndetësore

Kronikë e zezë

Dyshohet se dy persona e montuan aksidentin në Milloshevë, një vajzë në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 14:48
Ilustrim

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është shkaktuar një aksident në Milloshevë të Obiliqit. Aty ka mbetur e lënduar rëndë një vajzë, të cilës po dyshohet se ia montuan këtë aksident. Për këtë rast në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Njësia e Krimeve të Rënda dhe Forenzika. Policia ka ndaluar vozitësin e veturës dhe bashkëudhëtarin e tij. Prokuroria jep detaje për mediat vendore.

Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, tha se ka dyshime se aksidenti i sotëm në Milloshevë mund të jetë i improvizuar. Rasti po cilësohet si "vrasje në tentativë".

“Është e vërtetë që ka dyshime, një femër është në gjendje të rëndë shëndetësore. Hetimet fillestare thonë se janë ndalu dy persona, është ndalu vozitësi i veturës dhe bashkëudhëtari i tij. Dyshimet e para thonë se mund të jetë aksident i improvizuar”, tha Beka.

Shtoi se krimet e rënda po e hetojnë mos është provu të bëhet vrasje në tentativë për të dëmtuarën.

“Për atë ka shku edhe Forenzika dhe njësia e krimeve të rënda në vendin e ngjarjes”, tha Beka.

Mësohet se kjo vajzë ndaj të cilës po dyshohet se iu montua aksidenti është e moshës 25-30 vjeç.

Shumë shpejt detaje të reja nga ky rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat