Në kazino me 12 mijë euro false, arrestohet

Kronikë e zezë

Në kazino me 12 mijë euro false, arrestohet

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Dje në Prishtinë është arrestuar një person, të cili i janë gjetur 12 mijë euro false.

Policia e Kosovës thotë se personi i dyshuar kishte shkuar në në një lokal të lojërave të fatit në një aparat kishte futur në qarkullim një kartëmonedhë në  vlerë 500 euro të falsifikuar.

Policia më pas gjatë kontrollit te personi i dyshuar ka gjetur dhe konfiskuar 24 kartëmonedha në vlerë nga 500 euro gjithsejtë 12 mije euro.

“Prishtinë ,21.12.2018-08:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se në një lokal të lojërave të fatit në një aparat kishte futur në qarkullim një kartëmonedhë në  vlerë 500€ e cila dyshohet të jete e falsifikuar. Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 24 kartëmonedha në vlerë nga 500€ gjithsejtë 12.000€ të cilat dyshohet se janë të falsifikuara. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thotë policia përmes raportit të saj 24 orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat