Një person i dyshuar për vjedhje në një banesë, është vënë në prangat e policisë së Fierit.
Ngjarja për të vilën akuzohet ka ndodhur më 8 shtator, ku 21-vjeçari ka marrë 10 milionë lekë të vjetra në një banesë në Lalar të Patosit.
Nga hetimet disa mujore, u bë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar.
Kështu gjatë kësaj të shtune u vu në pranga 21-vjeçari Ergest Malaj, banues në Fier.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jetë i përfshirë.
Ndërkohë për ndjekje të mëtejshme materialet iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprën penale “Vjedhje”.