Sulmon vëllain, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon vëllain, arrestohet

Më: 6 janar 2019 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Suharekë, pasi kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndërsa, në Ferizaj, janë arrestuar baba dhe vëllai i viktimës, pasi ata kishin sulmuar këtë të fundit, duke i shkaktuar lëndime trupore në këmbë.

Të dyshuarit janë arrestuar ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat