I arrestuari dje në Prishtinë dyshohet edhe për disa raste të grabitjeve

Kronikë e zezë

I arrestuari dje në Prishtinë dyshohet edhe për disa raste të grabitjeve

Më: 10 janar 2019 Në ora: 09:54
Aksioni i Policise

Policia e Kosovës gjatë një aksioni dje në Prishtinë ka arrestuar një person.

I arrestuari H.S është arrestuar pasi i njëjti nuk ka respektuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe në ikje kishte shkaktuar aksident trafiku.

Policia e Kosovës sot ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e të dyshuarit, duke bërë të ditur se i arrestuari është i dyshuar edhe për disa raste të grabitjeve.

Tek I dyshuari është gjetur elektroshok.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti duke mos i respektuar urdhëratë e zyrtarëve policorë në ikje ka shkaktuar aksident trafiku. Gjatë kontrollit i është gjetur një elektroshok, ndërsa gjatë verifikimit i njëjti është i dyshuar për disa raste grabitje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

 Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Indeksonline raportoi nga afër për këtë aksion, ku edhe më poshtë keni fotografitë nga arrestimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat