Kërkohej për plagosje, pranga 18 vjeçarit në Vlorë

Kronikë e zezë

Kërkohej për plagosje, pranga 18 vjeçarit në Vlorë

Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:25
Ilustrim

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 18 vjeçar këtë të enjte i cili ishte shpallur në kërkim, për akuzën e plagosjes së rëndë me dashje dhe mbajtjen e armëve pa leje.

Sipas policisë mësohet se në pranga është vënë 18-vjeçari me inicialet E.B , banues në Vlorë i cili akuzohet  për dy vepra penale, plagosje e rëndë me dashje dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve.

Arrestimi i 18-vjeçarit vjen pas ngjarjes që ndodhi dy muaj, më parë në nëntor të 2018 -ës ku pas nje konflikti per motive te dobeta, mbeti i dëmtuar i riu me emrin Brikelo, në Vlorë.

Njoftimi i plote i policisë:
Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.321, datë 17.11.2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për nenet 88/1 dhe 278/1 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat