Grabitje e aramatosur në Kaçanik

Kronikë e zezë

Grabitje e aramatosur në Kaçanik

Më: 12 janar 2019 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Mbrëmë në fshatin Doganaj të Kaçanikut ka ndodhur një grabitje e armatosur. Pronari i një bastore sportive ka raportuar në polici se dy persona me maska dhe nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para nga araka dhe janë larguar.

Nuk raportohet për të lënduar, policia po merret me rastin.

Njoftimi i plotë:

Fsh. Doganaj , Kaçanik 11.01.2019 - 19:55.  Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte ne vendin e punës në lokalin bastore sportive, kanë  hyrë dy persona të dyshuar e  të maskuar, nën kërcënimin e armës-revole, kanë grabitur nga arka para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante Policore.  Me vendimin e Prokurorit, është iniciuar rasti dhe mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat