Një person është arrestuar nga Policia në Gjakovë, pasi i njëjti e kishte sulmuar e rrahur gruan me të cilën bashkëjetonte dhe kishin një fëmijë të përbashkët, duke e bërë për Spital.
Siç njoftimin të Policisë, gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar ndihmën e mjekut, kurse i dyshuari me vendimin e Prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte sulmuar dhe rrahur bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare, me të cilën i dyshuari bashkëjeton dhe kishte një fëmijë të përbashkët. Viktima si pasoj e rrahjes ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendimin e Prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, njofton Policia.