Mbytet 77 vjeçari, kishte shkuar për peshkim në Shkumbin

Kronikë e zezë

Mbytet 77 vjeçari, kishte shkuar për peshkim në Shkumbin

Më: 15 janar 2019 Në ora: 13:07
Ilustrim

Një i moshuar ka humbur jetën teksa ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Shkumbin, në fshatin Xibrakë të Elbasanit.

Nazmi Peqini, 77 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve kishte shkuar për peshkim, por nga hetimet paraprake të policisë dyshohet të ketë rrëshqitur dhe për pasojë të jetë mbytur, transmeton tch.

Nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune ndaj tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat