Gjendet një granatë dore në Mitrovicë, intervenon Policia, FSK-ja dhe KFOR-i

Kronikë e zezë

Gjendet një granatë dore në Mitrovicë, intervenon Policia, FSK-ja dhe KFOR-i

Më: 22 janar 2019 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Në fshatin Vagnicë të Mitrovicës një person duke ecur ka vërejtur një mjet të dyshimtë, për të cilin e ka njoftuar policinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar vendin, derisa ka konfirmuar se mjeti i dyshimtë është granatë dore.

Më pas, njësitë për deminim të FSK-së dhe KFOR-it amerikan kanë tërhequr mjetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat