Një vajzë e re, është tentuar që të përdhunohet nga ana e një djali, i cili i ka bërë pritë në rrugë.
Si i dyshuar për ngjarjen, gjatë kësaj të mërkure, u bë arrestimi i A.B., 28 vjeç, banues në Elbasan.
Prangosja e tij u bë pasi dyshohet se ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale më dhunë, me një shtetase.
Ishte e dëmtuara ajo që bëri denoncim në polici, duke çuar, në arrestimin e 28-vjeçarit.
Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.