Një 20 vjeçar nga Komuna e Shtimes ka bërë vetëvrasje mëngjesin e së enjtes.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, rajoni i Ferizajt.
Nënkoloneli, Basri Shabani ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
“Në mëngjes në komunën e Shtimës ka ndodhur një vetë varje me litar. Inicialet e të ndjerit janë L.H, ndërkaq, viktima është një 20 vjeçar”, deklaroi ai.
Ai ka thënë se viktima ka qenë punëtor i një restoranti e në vend të punës e kanë gjetur të vdekur.
Rasti ka ndodhur pasi që L.H kishte shkuar të hapte restorantin.