Policia gjen drogë gjatë bastisjes së lokalit në Bogë

Kronikë e zezë

Policia gjen drogë gjatë bastisjes së lokalit në Bogë

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 10:56
Bogë

Një lokal në Bogë të Rugovës është bastisur gjatë këtij vikendi nga Policia në Rajonin e Pejës.

Sipas zëdhënësit të policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibra, lokali është bastisur të shtunën rreth orës 22:00.

“Njësitet policore kanë zbatuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë. Gjatë bastisjes tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar sasi të vogël të dyshuar të substancës narkotike”, ka thënë Ibra për kallxo.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat