Policia e Tiranës ka identifikuar dhe procedon penalisht katër të rinjtë të cilët shfaqen në një video të publikuar në rrjetet sociale, ku për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, identifikuan, shoqëruan dhe proceduan penalisht, shtetasit e përfshirë në konflikt , konkretisht D. Q., E. K., Z. C., dhe H. C.
“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 16:00 të datës 08 shkurt, në qendër Kamëz, për motive të dobëta, shtetasit E.K., Z.C., dhe H.C., janë konfliktuar me sende të forta me shtetasin D.Q., duke u dëmtuar në pjesë të ndryshme të trupit, konflikt i nisur nga shtetasi D.Q., më parë”, thuhet në njoftim.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga Kodit Penal.