Vlorë/ Aksident në ‘Rrugën e Varrezave, ‘Benzi’ përplas efektiven e policisë

Kronikë e zezë

Vlorë/ Aksident në ‘Rrugën e Varrezave, ‘Benzi’ përplas efektiven e policisë

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 18:13
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Babicë të Vlorës ku si pasojë ka mbetur e plagosur efektivja e policisë me iniciale E.M. Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si ‘Rruga e Varrezave’. Efektivja e policisë është dërguar në spitalin e qytetit të Vlorës. Mësohet se ajo është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht plagëve që ka marrë në këmbë, kraharor dhe shpatull. Aksidentin ku u përfshi efektivja e paraburgimit u përfshinë dy makina, një makinë tip Benz dhe një Toyota në të cilin ndodhej kjo e fundit. Në momentin e aksidetit, mjeti tip Benz ka qenë duke ecur në kundravjtje dhe jashtë normave të lejuara të shpejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat