Në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan, gjuajnë mariuhanë nga vetura

Kronikë e zezë

Në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan, gjuajnë mariuhanë nga vetura

Nga: Z.B Më: 12 shkurt 2019 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Në raportin e policisë thuhet se Me datë 09 shkurt të këtij viti, rreth orës 15:55, një person i panjohur ka hedhur nga vetura e tij qese me marihuanë në oborrin e Qendrës Korrektuese në Lipjan, përcjell Bota sot.

“Raportohet se një person i panjohur me veturën e tij në lëvizje e sipër, ka hedhur nga dritarja e automjetit në oborrin e qendrës korrektuese pesë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 145 gramë”, thuhet në raportin e policies, thuhet në raport

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, të cilët kanë konfiskuar substancën e dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat