Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit (i cili jeton në shtetet perëndimore), i është gjetur dhe sekuestruar: 4.93 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, disa ngjitës letër trakë, tri kartela të numrave telefonik, një elektroshok, tre krehër me 35 copë fishekë dhe dy pistoleta.
Të dyshuarit në fjalë në shtetin e Shqipërisë, i është kapur vetura me substancë të dyshuar narkotike.
Nuk raportohet për të arrestuar, njësit relevante policore janë duke hetuar rastin.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj, mëngjesin e djeshëm.