Arrestohen dy meshkuj nga Podujeva, për dhunimin e dy të miturave, njëra 13 vjeçare!

Kronikë e zezë

Arrestohen dy meshkuj nga Podujeva, për dhunimin e dy të miturave, njëra 13 vjeçare!

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 11:47
Ilustrim

Dy persona janë arrestuar pasditën e djeshme në Podujevë. Mësohet se dy llapjanët kanë keqpërdorur seksualisht dy femra të mitura.

Madje, njëra nga to dyshohet të jetë e moshës 13 vjeçare. Viktimat janë gjetur në shtëpitë e të dyshuarve.

Mediat vendore bëjnë të ditur se i arrestuari kryesor është personi me inicialet A.B, ndërsa bashkë me të ishte edhe një shok i afërm i tij.

Me urdhër të prokurorit viktimat janë dërguar në ekzaminim mjekësor kurse dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat