Babai vdiq me dy djemtë në aksidentin në Prizren, mosha dhe inicialet e tyre

Kronikë e zezë

Babai vdiq me dy djemtë në aksidentin në Prizren, mosha dhe inicialet e tyre

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 16:04
Aksidenti tragjik

Sot ndodhi një aksident komunikacioni në rrugor Prizren-Zhur, ku mbetën të vdekur tre persona. 

Indeksonline mëson se tre të vdekurit ishin babai me dy djemtë e tij.

Kështu, në aksident mbetën të vdekur babai R. Sope 50 vjeç, djemtë B. Sope 24 vjeç , dhe L. Sope 22 vjeç.

Aksidentin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zyrtari për Informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Vesel Gashi. Sipas tij, aksidenti tragjik kishte ndodhur mes një kamioni dhe një veture të llojit “Golf”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat