Kërkuan kompensim në vlerë rreth 15 milionë euro, tre të arrestuar

Kronikë e zezë

Kërkuan kompensim në vlerë rreth 15 milionë euro, tre të arrestuar

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, ka bërë arrestimin e tre personave nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, legalizim i përmbajtjes së rreme dhe mashtrim.

Të dyshuarit e arrestuar janë M.A.  lindur më 1965, ish-pronar i një kompanie të derivateve,

Rr. M. lindur më 1980, përmbaruese private dhe A.M. lindur më 1990, menaxher i një kompanie. 

E dyshuara, Rr. M.  ka përpiluar urdhrin përmbarues të mbështetur në dokumente me përmbajtje të pavërtetë faturë, e cila është paraqitur në gjykatë.  I dyshuari M.A ka përpiluar dokumente me përmbajtje të pavërtetë duke kërkuar nga Dogana e Kosovës kompensim për ruajtjen e derivateve të naftës.   

I dyshuari A. M. me qëllim që t’i ndihmojë të dyshuarit M. A. ka lidhur marrëveshje me përmbajtje të pavërtetë për ruajtjen e derivateve në rezervarët e kompanisë së tij. Ndërsa,

i dyshuari M. A.  në emër të ruajtjes së derivateve nga viti 2001 për Doganat e Kosovës, ka ushtruar padi në gjykatë, përmes se cilës ka kërkuar kompensim nga dogana në vlerë prej  14 milionë e 131 mijë e 529 euro në emër të ruajtjes së derivateve.

Tre të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, u caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat