U kap me 4 qese marihunë në Gjakovë, kërkohet paraburgim

Kronikë e zezë

U kap me 4 qese marihunë në Gjakovë, kërkohet paraburgim

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:29
ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovës përmes një komunikate për media ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit B.F., me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 237 parag.2 të KPK-së.

I pandehuri pa autorizim ka ofruar për shitje substanca të cilat janë të ndaluara me ligj, përkatësisht me datën 26.02.2019, në fshatin Meje, Komuna e Gjakovës, përderisa ishte duke vozitur me automjetin e tij, është ndaluar për kontroll nga policia, ku pas kontrollit të personit, në ulësen e vozitësit janë gjetur dhe sekuestruar 4 qese të mbushura me substancë bari, e që dyshohet të jetë e llojit marihuanë.

“Meqë ekziston rreziku që i pandehuri mund të përsërisë veprën penale të lartcekur ose ndonjë vepër tjetër penale, për shkak se i njëjti është i njohur edhe më parë nga organet e ndjekjes, Prokurori i rastit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat