Një person në Rahovec rrah nënën dhe gruan me mjete të forta

Kronikë e zezë

Një person në Rahovec rrah nënën dhe gruan me mjete të forta

Më: 5 mars 2019 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Prokuroia Themelore në Gjakovë e ka paraqitur kërkesën në Gjykatën Themelore në këtë Komunë, për caktimin e masës së paaburgimit kundër të pandehurit K.S.,  pasi që ky i fundit, me dashje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe nënën e tij.

K.S në gjendje të dehur, pas një mosmarrëveshje me tani të dëmtuarën, bashkëshorten e tij, P.S., e ka goditur dhe rrëzuar atë, përderisa ka ndërhyrë nëna e tij, duke tentuar ta ndaloj të pandehurin i cili ishte duke e sulmuar bashkëshorten e tij, i njëjti e kishte goditur me një mjet të fortë edhe nënën, R.S.

Rasti ka ndodhur më 4 mars, në fshatin Hoçë e Madhe, Komuna e Rahovecit, pikërisht në shtëpinë e të dyshuarit.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit, ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat