(E plotësuar) - Policia e Kosovës në komunën e Drenasit, ka arritur ta identifikojë dhe më pas e ka arrestuar personin e dyshuar i cili nën kërcënimin e armës arriti të grabis një shumë të konsiderueshme parash në një institucion mikrofinanciar.
Këtë e ka bërë të ditur Flora Ahmeti, Zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, e cila ka theksuar se arrestimi i të dyshuarit ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve me policinë.
”Reagimi i shpejtë i policisë dhe bashkëpunimi i mire me qytetaret ka mundësuar identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. Aktualisht hetuesit policor në kordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin”, ka theksuar Ahmeti.
***
Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak çastesh në Drenas.
Mësohet se i dyshuari (me armë) është arrestuar rreth orës 16:00 nga Policia e Kosovës.