“Do të jetojmë që të tre ose do të vdesim”, 3.5 vjet burg për të akuzuarin B.B.

Kronikë e zezë

“Do të jetojmë që të tre ose do të vdesim”, 3.5 vjet burg për të akuzuarin B.B.

Më: 21 mars 2019 Në ora: 16:46
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tre vjet e pesë muaj të akuzuarit B.B. për veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe kanosje sipas Kodit Penal të Kosovës.

I akuzuari B.B. më 27 qershor 2018 rreth orës 23:00, në Prishtinë, pasi e kishte kthyer vajzën e tyre të përbashkët tek e dëmtuara SH.A, në prezencë të vajzës së tyre i kishte kërkuar asaj të hyjë në veturë, por pasi SH.A. kishte refuzuar, ai e tërheq zvarrë për flokësh dhe duke e goditur e fut në veturë.

Më pas, ai e dërgon të dëmtuarën në një rrugicë në lagjen “Arbëria”, ku e kishte kanosur me fjalët “ose do të jetojmë që të tre ose do të vdesim”.

Si rrjedhojë e goditjeve dhe tërheqjes zvarrë, SH.A. kishte pasuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Të akuzuarit B.B me aktvendim të veçantë i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të këtij aktgjykimi, ndërsa e dëmtuara SH.A. për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohet në kontest juridiko-civil.

Ndryshe, rasti ka qenë i kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat