Vodhi një çantë, 30 ditë paraburgim për të pandehurin

Kronikë e zezë

Vodhi një çantë, 30 ditë paraburgim për të pandehurin

Më: 22 mars 2019 Në ora: 14:32
Gjykata Themelore në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit H. A..

Ekziston dyshimi i bazuar se më 23 tetor të vitit të kaluar rreth orës 23:45 minuta, në Gjilan i pandehuri H. A. në bashkëpunim me të miturit A. K. dhe F. B., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në mënyrë të vrazhdë kanë marrë çantën të dëmtuarës, Sh. S., në të cilën kishte disa të holla dhe një telefon mobil.

“Me këto veprime të pandehurit, kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Gjyqtari i çështjes vendosi për këtë masë, pasi që ekzistonte frika se po të caktohej ndonjë masë më e butë, i pandehuri mund të ndikonte tek e dëmtuara dhe tek të miturit e lartcekur.

Ndërkohë, gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin për të Mitur ka caktuar masën lajmërim në Stacionin Policor në Gjilan për të miturit A. K. dhe F. B.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat