Policia jep detaje për ngjarjen e mbrëmshme në Hajvali

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për ngjarjen e mbrëmshme në Hajvali

Më: 23 mars 2019 Në ora: 12:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia raporton se mbrëmë në orën 20 e 40 në Hajvali të Prishtinës ka pranuar informatën se është duke u kryer një vjedhje në një shtëpi.

Në këtë interval kohor, në të njëjtin lokacion, një zyrtar policor ka hasur në një veturë të ndalur dhe dy persona që po vinin në drejtim të veturës.

 Zyrtari policor është prezantuar dhe ka kërkuar legjitimimin e tyre, të dyshuarit kanë shtënë në drejtim të  policit, i cili në vetëmbrojtje iu është përgjigjur të shtënave.

Edhe përkundër rrezikut të lartë nga të shtënat, fal reagimit të shpejtë dhe profesional të zyrtarëve policorë ka bërë që të dyshuarit të arrestohen dhe nga intervenimi policor të mos ketë të lënduar. Në konsultim me prokurorin kompetent nga Prokuroria për Krime të Renda është iniciuar rasti dhe dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat