I gjenden armë e fishekë, arrestohet i dyshuari në Obiliq

Kronikë e zezë

I gjenden armë e fishekë, arrestohet i dyshuari në Obiliq

Më: 27 mars 2019 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

Policia në Obiliq ka arrestuar një të dyshuar mashkull, pasi që i njëjti ka kanosur viktimën gjithashtu mashkull.

Policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë AK-47 me një karikator me 15 fishekë, një pushkë gjuetie dhe një pistolete Zastava me një karikator.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat