Një person është vënë në prangat e policisë së Lushnjes, pas denoncimit të bërë në polici nga një qytetar anonim.
Mbi bazën e informacioneve të mara nga qytetarët, patrulla e policisë së komisariatit Lushnje, ushtroi kontroll në mjetin tip ‘Volkswagen’ që drejtohej nga 38-vjeçari E.M.
Uniformat blu i gjetën dhe sekuestruan 9 doza me lëndë narkotike e kanabis sativa.
Gjithashtu, edhe pasagjerit në mjet, shtetasit E.K., 40 vjeç ju gjet dhe sekuestrua një dozë kanabis.
Kështu 38-vjeçari u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ndërsa 40-vjeçari u procedua në gjendje të lirë.
Ndaj të dyshuarve, materialet iu referuan Prokurorisë së Lushnjes për ndjekje të mëtejshme