Një muaj paraburgim për të pandehurin A.G., merrej me fajde - Bota Sot
Një muaj paraburgim për të pandehurin A.G., merrej me fajde

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për të pandehurin A.G., merrej me fajde

Më: 28 mars 2019 Në ora: 14:26
Ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal dhe fajde.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit A.G. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

A.G. bashkë me të pandehurit RR.B, I.S, G.R, i cili gjendet në arrati, L.B dhe B.G, që një kohë të gjatë janë anëtar të grupit të organizuar kriminal, i cili me qëllim të përfitimit financiar vazhdimisht kryejnë vepra të rënda penale, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarve, kontraktojnë shuma të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, si në disa raste të dëmtuarve u ka dhënë shuma në vlera prej qindra-mijëra euro.

Në momentin kur të dëmtuarit nuk kanë arritur t’ua kthejnë të njëjtat në kohë, ata janë detyruar me forcë apo kanosjes të paguajnë shuma jo proporcionale, me të cilat veprime të dëmtuarit i sjellin në pozitë të pa lakmueshme, për çka të njëjtit detyrohen të shesin pasurinë e tyre.

Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është caktuar  masa së paraburgimit kundër të pandehurit A.G pasi që i njëjti dyshohet për vepra të rënda penale, andaj po të gjendet në liri ekziston rreziku i ikjes së tij me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe në këtë mënyrë do të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar te të dëmtuarit dhe në dëshmitarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...