Një aksident është raportuar në Laç, ku një makinë ka dalë nga rruga e për pasojë janë plagosur dy persona.
Mësohet se automjeti pasi ka dalë nga rruga ka përfunduar në një parcelë.
Dy personat që po udhëtonin më automjetin kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar menjëherë në spitalin e Laçit për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po kryen hetimet për të gjetur shkaqet e aksidentit.