Policia në Lipjan ka raportuar për një rast të keqpërdorim të besimit, ku punëtorët kanë vjedhur në vendin ku punonin.
“Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se pesë punëtorë në vendin e punës, kanë keqpërdorur pozitën e tyre dhe kanë arritur të vjedhin derivate me vlerë të konsiderueshme”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit janë dërguar në mbajtje.