Shisnin kokainë dhe kanabis, një në pranga, tjetri në kërkim - Bota Sot
Shisnin kokainë dhe kanabis, një në pranga, tjetri në kërkim

Kronikë e zezë

Shisnin kokainë dhe kanabis, një në pranga, tjetri në kërkim

Më: 3 prill 2019 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Një person u arrestua në Pogradec, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim në Korçë për shitjen e lëndëve narkotike. 

Policia e Pogradecit vuri në pranga shtetasin L.B, 34 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj këtij shtetasi i cili lëvizte me një mjet tip motorr në aksin rrugor Pogradec-Tushemisht, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2.93 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë dhe një sasi e vogël lëndë narkotike e llojit cannabis sativa.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Sakaq në Korçë, policia nisi procedim penal si dhe bëri shpalljen në kërkim të  M.M, 33 vjeç.

"Mbrëmjen e djeshme, gjatë kontrolleve që shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, ushtruan në lokalin (për të cilin nuk zotërohej dokumentacioni përkatës) në pronësi të këtij shtetasi, iu gjetën dhe sekuestruan 7 shiringa me mbetje lënde të dyshuar narkotike" thotë policia. Gjithashtu gjatë kontrollit të mjetit të tij tip “Renault” i cili ndodhej i parkuar përpara lokalit, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...