Vrasja në kazinonë e Lipjanit, sot mbahet seanca dëgjimore

Kronikë e zezë

Vrasja në kazinonë e Lipjanit, sot mbahet seanca dëgjimore

Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:15
Ilustrim

Sipas prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar, se më 20 mars, rreth orës 18:26 minuta, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinon “Matrix”, i pandehuri A.P., me përdorimin e forcës, e ka përvetësuar pasurinë e luajtshme të personit tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, i njëjti me armë zjarri (pistoletë), ka gjuajtur dy herë në drejtim të viktimës, me ç’rast viktima nga plagët e marra, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse, i pandehuri nga viktima ka marrë shumën e parave në vlerë prej 2700 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Pas angazhimit të vazhdueshëm të Policisë së Kosovës, të udhëhequr nga Prokurori i Shtetit, kanë arritur të bëjnë identifikimin, zbulimin e vendndodhjes dhe arrestimin e të dyshuarit, më 03 prill. Po ashtu, ju njoftojmë se sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca dëgjimore, për shqyrtimin e masës për caktimin e paraburgimit, të propozuar nga prokurori i çështjes, bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat