Vdekje e dyshimtë në Zveçan – gjendet një trupi pajetë - Bota Sot
Vdekje e dyshimtë në Zveçan – gjendet një trupi pajetë

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Zveçan – gjendet një trupi pajetë

Nga: F. B. Më: 9 prill 2019 Në ora: 23:01
Ilustrim

Një trup pajetë i një personi është gjetur në shtëpinë në të cilin kishte jetuar ai, sipas zëvendës komandantit të Policisë Rajonale në Mitrovicë veri Besim Hoti, dyshohet se në ypetje është vetëvrasja, shkruan “Novosti”, transmeton “Bota Sot”.

 Rasti mësohet se ka ndodhur në fshatin Zhitkovc në komunën e Zveçanit, ku sipas policisë është gjetur trupi pajetë i serbit (38 vjeç), identiteti i të cilit nuk është bërë i njohur.

Trupi është gjetur në shtëpinë ku ky person ka jetuar, ndërsa sipas Policisë dyshohet për vetëvrasje, ndërkohë që trupi është dërguar në obduksion.

Rasti sipas Hotit është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” ndërsa detaje shtesë do kumtohen pas kryerjes së obduksionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...