Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që rrahu gruan dhe vajzën

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që rrahu gruan dhe vajzën

Më: 30 prill 2019 Në ora: 10:56
Foto ilustruese

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datë 27 prill në Ferizaj, i njëjti ka keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht të dëmtuarat- bashkëshorten e tij K.B., dhe vajzën e tij K.B., me të cilën ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.B., edhe në Stacionin Policor në Ferizaj, deri sa ishte duke u intervistuar nga policët hetues dhe në prezencë të avokatit mbrojtës, ka kanosur me fjalë të dëmtuarat me të cilët do të kryente veprën penale “Kanosja” nga neni 185 par. 2 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se i njëjti gjendet në ndalim që nga data 27.04.2019. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat